E Shtunë, 31 Tetor 2026

MD gjobit 7 përmbarues privatë, heq 2 liçensa noterësh

Tiranë- Ministria e Drejtësisë, në vijim inspektimeve në sistemin e drejtësisë, ka vendosur 7 gjoba për përmbaruesit privatë, dhe u ka hequr licensën 2 noterëve.

 Pas fillimit të procedimit disiplinor për 7 përmbarues gjyqësorë privatë bazuar në rezultatet e inspektimit tematik për verifikimin e ankesave mbi procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm, Ministria e Drejtësisë përpunoi aktet e verifikuara nga Komisioni Disiplinor për Përmbaruesit Gjyqësorë Privatë.  Në përfundim të kësaj procedure administrative, Ministri i Drejtësisë vendosi dhënien e 7 masave disiplinore gjobë ndaj 7 përmbaruesve gjyqësorë privatë, që ushtrojnë detyrën e tyre në Tiranë, Durrës dhe Elbasan,- thuhet në njoftimin e Minsistrisë.

Sipas saj janë gjobitur Julian Ahmeti   ( Shoqeria permbarimore E.P.S.A ),  Gelas Yzo   ( Shoqeria permbarimore E.P.S.A),  Arben Meskuti  ( Shoqeria permbarimore Z.I.G) ,  Arben Matani, Gentian Strati, Luan Hoti  (Shoqeria permbarimore Hoti Bailiff Service), Halit Cani.

Gjobat që u janë vendosur personave të sipërpërmendur variojnë  nga shuma 30 mijë lekë gjer në 50 mijë lekë dhe është caktuar në raport me shkeljet e evidentuara.

Gjithashtu Ministria e Drejtësisë ka inspektuar 45 zyra të përmbarimit gjyqësor privat për mënyrën se si përdoret sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve, ku janë vënë re shkelje në 14 subjekte.

Inspektimi ka vijur edhe për 7 zyra noteriale, ku janë vënë shkelje në 2 prej tyre dhe janë hequr licencat për 2 noterët. Inspektimi është kryer në dhomat e noterisë Tiranë, Korçë, Shkodër, Laç dhe Durrës u zhvilluan, dhe shkeljet janë vënë re në Devoll dhe Lezhë.

Heqja e lishencave është bërë për noteret, Zana Demadhe Alketa Mullai ndërsa janë paralajmëruar Noter Robert Koli, Shpresa Gjoci dhe  Islam Hysolli

Gjithashtu janë kryer inspektime në Administratën Gjyqësore ku janë vënë re shkelje në Gjykatën e Vlorës pasi janë konstatuar se mospërmbushje të detyrës së kryer nga ana e kancelarëve të parashikuar sipas ligjit  nr. 9877/2008 , Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë , sa i përket mbikëqyrjes së sekretarive gjyqësore në administrimin,  ndjekjen dhe rregullshmërinë e veprimeve  procedural mbi ecurinë e dorëzimit të dosjeve gjyqësore të përfunduara në sekretarinë gjyqësore, në përputhje me afatet procedurale të parashikuara në ligj.  Në përfundim të këtyre kontrolleve, pas vlerësimit të  raporteve përkatëse, Ministri i Drejtësisë ka disponuar dhënien e masës disiplinore Vërejtje me paralajmërim, për të tre kancelarët e gjykatave të inspektuara,- thuhet në njoftim

Ministria e Drejtësisë mbetet në pritje të shqyrtimit të kërkesave për procedimin disiplinor të depozituara pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Kliti Topalli/ IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›