Topi: Transparencë, për reformat dhe zgjedhjen e presidentit
Tiranë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka kërkuar që reformat e kërkuara nga Bashkimi Eropian duhet të bëhen kryehn mënyrë transparente.
Gjatë një takimi me Grupin Parlamentar për Marrëdhëniet e Gjermanisë me shtetet e Evropës Juglindore, ai është shprehur se është tepër e rëndësishme për vendin kryerja e reformës zgjedhore dhe zgjedhja e një presidenti konsensual.
një rol kyç gjatë gjithë këtij procesi luan edhe institucioni legjislativ dhe veprimtaria e tij parlamentare, sidomos aktualisht gjatë synimeve për realizimin e reformës zgjedhore, reformës parlamentare dhe zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent për ti dhënë vendit garantuesin e ekuilibrave dhe të pavrësisë së institucioneve kushtetuese- ka thënë Topi.
Në takimin e zhilluar me zyrtarët gjermanë ai ka bërë një pasqyrimtë të reformave që ka ndërmarrë Shqipëria, për përmbushjen e kritereve të antarsimit evropian.
Përfaqësuesit e Grupit Parlamentar për Marrëdhëniet e Gjermanisë me shtetet e Evropës Juglindore kanë vlerësuar rolin kyç të Shqipërisë e faktorit shqiptar në drejtim të forcimit të paqes e sigurisë së popujve të Ballkanit, të projektuar tashmë qartazi drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.
Ndërsa Topi është shprehur se shteti ynë do të tregojë vendosmëri dhe seriozitet në rrugën drejt integrimit në Bashkimit Evropian, për të fituar sa më parë statusin kandidat për anëtarësim.
K. Topalli/ IDEA/