Trafik droge nga Gjermania 3 në pranga, një i Përmbarimit
Tre shtetas janë vënë në pranga të cilët akuzohen për trafik kombëtar të lëndëve narkotike.
Zëdhënësja e Policisë së Shtetit Klejda Plagarica ka deklaruar për mediat së të ndaluarit janë Devis Vasil Lushnjari, 36 - vjeç banues në Tiranë me detyrë përmbarues privat, Armando Agim Cakjaj 37 - vjeç, banues në Tiranë, dhe Orest Kristo Tabako 32 - vjeç banues në Lushnjë.
Të akuzuarit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të Gjermanisë.
Gjatë momentit të arrestimit tre shteasve i janë sekuestruar dy armë zjarri, 1 pistoletë dhe 1 shotgan shuma parash prej 2.500 euro dhe 1.700.000 leke te reja, dy autovetura, dhe 5 telefona celular së bashku me kartat sim.
Ndërkohë mësohet se më date 10 mars të vitit 2010 nga Policia Gjermane është sekuestruar një ngarkesë prej rreth 232 kg marijuanë, në kamionin me targa TR0813T dhe TR1914S, si dhe është arrestuar shtetasi shqiptar Kletian Kola. Në vijim të hetimit të çështjes ka rezultuar se ky shtetas ka bashkëpunuar për trafikimin e kësaj lënde narkotike drejt Gjermanisë me 3 shtetasit e sipërcituar.
Finalizimi i operacionit Ndrëkombëtar “Magnum-Al” është bërë i mundur nga Drejtoria Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, si dhe Autoritetet Doganore dhe Policinë Gjermane
Në bazë të materialeve të grumbulluara nga Policia e Shtetit dhe të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg ndaj tre të akuzuarve.
(fj.di/shqiptarja.com)