MEM-i jep bursa

Ministria e Energjisë dhe Minierave do të ndajë 25 bursa, në lartësi 150 euro në muaj, për studentë të fushave të energjisë dhe minierave. Për këtë qëllim, të enjten u nënshkrua memorandumi ndërmjet ministres së Energjisë, Justina Shiroka-Pula, atij të Arsimit, Enver Hoxhaj dhe rektorit të UP-së, Mujë Rugova.
Duke pasur parasysh faktin se zhvillimi i Kosovës mbështetet në energjetikë, MEM e ka parë të arsyeshme të mbështesë studentët e fushës së energjisë dhe minierave, tha ministrja Pula.
Sipas njoftimit nga kjo ministri, mbështetja financiare për studentët do të kontribuojë që në këto fusha të shtohet interesimi për studime, duke e ditur nevojën për kuadro të reja dhe profesionale.
Ndërkaq, ministri i Arsimit Shkencës dhe i Teknologjisë, Enver Hoxhaj, theksoi se Ministria e Energjisë dhe Minierave në vazhdimësi ka qenë pranë studentëve, duke qenë se ministrja Pula është pjesë e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës. Fondi për financimin e këtij programi krijohet me participimin e barabartë të MEM-it dhe MASHT-it.