E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen të hyrat

Doganat e Kosovës, për nëntë muaj, kanë mbledhur 461 milionë euro, apo 26 milionë euro më shumë, se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Zëdhënësi i doganave, Adriatik Stavileci, thotë se kjo është një e arritur e madhe, kur merret parasysh kriza ekonomike dhe ndikimi i saj në ekonominë kosovare.

Në vitin 2008, për nëntë muaj, ky institucion kishte grumbulluar 435 milionë euro. Sipas Stavilecit, rritja e të hyrave për buxhetin e Kosovës nga ky burim është arritur me angazhimin për zvogëlimin e hapësirës së evazionit fiskal.

Të dhënat tregojnë se të hyrat më të mëdha vazhdojnë të grumbullohen nga taksat në mallrat me akcizë, që marrin pjesë 40 për qind. Stavileci shpreson se me këtë dinamikë të të hyrave, deri në fund të vitit doganat do të tejkalojnë parashikimin që të vjelin 665 milionë euro, sa kanë në plan.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›