E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

MEPJ: 809 shqiptarë në Greqi janë pajisur me dokumente biometrike

Ministria e Jashtme dhe ambasada e Shqipërisë në Greqi kanë finalizuar projektin “Ishujt 2023” për pajisjen me ID dhe Pasaporta për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kretë, Rodos dhe ishujt përreth.

Ministria e Jashtme me anë të një njoftimi, bën me dije se janë 809 shqiptarë që banojnë në Greqi që kanë përfituar këtë shërbim, duke reduktuar kostot e dokumenteve të tyre biometrikë si dhe distancat e largëta.

“MEPJ dhe ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi finalizuan me sukses projektin “𝐈𝐬𝐡𝐮𝐣𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟑” për ofrimin e shërbimeve për pajisje me dokumente biometrikë për të gjitha kërkesat e dërguara nga bashkëatdhetarët tanë me banim në Kretë, Rodos dhe ishujt përreth.

𝟖𝟎𝟗 shtetas shqiptarë me banim në Greqi, nga bebe të porsalindura e deri te personat në moshë të thyer, kanë përfituar shërbimin, duke reduktuar kostot e dokumenteve të tyre biometrikë si dhe distancat e largëta.

Projekti zbatohet për të tretin vit rradhazi në bashkëpunim me autoritetet greke”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›