E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çeki, zjarr në një ndërtesë të përdorur si strehë, të paktën 8 të vdekur

Tetë persona kanë humbur jetën në qytetin Brno në Çeki, pasi një zjarr i madh shpërtheu të enjten në një ndërtesë që mendohet të përdoret si strehë për të pastrehët, sipas CNN.

“Gjashtë burra dhe dy gra u vranë pasi zjarri përfshiu disa kabina të lëvizshme pranë një kompleksi banimi në Brno, qyteti i dytë më i madh çek, tha policia.

Policia tha se hetimet fillestare sugjerojnë se personat kanë mbetur të bllokuar brenda kabinave, duke mos mundur të gjejnë rrugën për shkak të tymit të dendur.

“Sipas pronarit, ndërtesa ishte bosh që nga pasditen e djeshme, por njerëzit e pastrehë po e përdornin atë si një strehë për të fjetur”, tha policia në një deklaratë.

Kabinat në të kaluarën janë përdorur si konvikt për punëtorët e ndërtimit, por prej disa kohësh janë braktisur. 

Policia tha se struktura ishte planifikuar për prishje dhe njerëzit që u kapën nga flakët hynë në të “pa autorizim”.

 “Kjo është një tragjedi e madhe njerëzore që nuk mund të lërë askënd të paprekur. Faleminderit shumë zjarrfikësve që luftuan me guxim flakët,” tha kryebashkiaku i Brno, Markéta Vaňková në një deklaratë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›