“Para për çdo gabim në hipoteka”

Sipas ndryshimit ligjor i cili do të kalojë të hënën në komisionin e ligjeve, drejtimi i hipotekës do t'i besohet një bordi kolegjial me 5 anëtarë, një prej të cilëve do të ketë tagrin e drejtorit ekzekutiv dhe do të emërohet nga kryeministri.
Katër të tjerët emërohen nga ministria e drejtësisë dhe ajo e financave. Kjo strukturë e re, nuk do të marrë më para nga buxheti i shtetit por do të funksionojë me vetë-financim.
"Ato dokumente të cilat transferohen nga noteri apo transferohen sipas nenit 193 të Kodit Civil dhe janë të regjistrueshme, nëse në sistem figuron një gabim, ndryshe nga çfarë janë paraqitur dokumentet, atëherë Zyra e Regjistrimit të Pasurisë do të mbajë përgjegjësi dhe do të kompensojë me anë të një fondi garancie qytetarët për dëmin e shkaktuar", tha për AS, Brikena Kasmi, zv/Ministre e Drejtësisë.
Ligji i ri ka parashikuar dhe një zgjidhje për rastet kur pronat janë të mbivendosura. "Në rast se prona e tyre ka mbivendosje ose ka probleme, në këtë këndvështrim po vijon edhe procesi i regjistrimit fillestar të pronave, atëherë ato do t'i drejtohen gjykatës brenda afatit 30-ditor, në rast të kundërt prona do të mbetet e bllokuar", theksoi Kasmi.
Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme ose siç njihet ndryshe hipoteka, do të ofrojë tashmë të gjitha shërbimet online, si për qytetarin ashtu dhe për noterët që i përfaqësojnë. "Qytetarët do të pajisen me një user code, në momentin që aplikojnë do të kenë kodin e tyre të hyrjes dhe në çdo moment do të kenë mundësi që të shikojnë se në çfarë faze është aplikimi i tyre. Vetë noterët do të kenë mundësinë që në kohë reale të shikojnë statusin e një prone, pa qenë e nevojshme që qytetari të presë, të shikojë se çfarë statusi e pastaj të bëjë transaksionin apo tjetërsimin e pronës", u shreh zv/ministrja.
Tashmë me ndryshimin ligjor do të bëhet e detyrueshme dhe regjistrimi në hipotekë jo vetëm i kontratave të shitblerjeve, por dhe të qirave mbi 1-vjeçare. /Start/
2012-03-04 16:42