E Diel, 1 Nëntor 2026

Degradimi i mjedisit, Sequi: Miratoni ligje që nxisin hapësirat e gjelbërta

Tiranë- Shqipëria në 20 vjet tranzicion ka pasur zhvillime ekonomike por edhe një degradim të mjedisit. Ka qënë kjo deklarata e ambasadorit të BE-së, Ettore Sequi i cili ka shtuar se është përgjegjësia e vendit tonë të miratojë ligje që nxisin mjedisin e gjelbërt.

Ne po sjellim ekspertizën tonë për mjedisin. Shqipëria është në pozicionin pararojë dhe është përgjegjësia juaj të miratoni ligje që nxisin zhvillimin dhe mjedisin e gjelbërt. Është përgjegjësia juaj për të zbatuar këtë vision- tha Sequi.

Ndërkaq ambasadori i BE-së shtoi se politkat duhet të jenë gjithëpërfshirëse pasi ndotja është një shqetësim i përbashkët.

Politkat për mjedisin duhet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe të fuqishme. Duhet rritur ndërgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit. Ndotja e mjedisit është shqetësim i përbahskët- shtoi Sequin në fjalën e tij në ambjentet e Universiteit Bujqësor të Tiranës ku foli për projektin për mjedisin i financuar nga Bashkimi Europian.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Hapësirat e gjelbërta, Bashkia fillon mbjelljen e pemëve Tiranë- Në kuadër të projektit për hapësirat e gjelbërta Bashkia...
  2. Ministria e Mjedisit paralajmëron: Gjoba për subjektet vendore që ndosin ambjentin Ministria e Mjedisit nuk mjaftohet me 50 gjobat e vëna...
  3. Ligji i “plehrave”, Wollfarth: Duhet në shërbim të komunitetit dhe mjedisit Shkodër- Eugen Wollfarth, kreu i misionit të OSBE-së në Shqipëri...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›