METE Reshjet ndalen shkarkimet ne kaskadat e HEC-eve

Tirane 7 tetor NOA - Portat e shkarkimit te urave te kaskadave ne hidrocentralin e Vaut te Dejes jane mbyllur diten e sotme duke nderprere keshtu procesin e nisur diten e djeshme i detyruar nga prurjet e medha qe shkaktuan reshjet e fundit.
Nje fakt i tille komunikohet nga burimet zyrtare te ministrise se Energjetikes Transporteve dhe Telekomunikacionit.
Duke bere me dije situaten me te fundit nga
hidrocentralet ne vend ato pohojne se aktualisht kuota ne hidrocentralin e
Fierzes shenon 285.80 metra ndersa prurjet aty kane rane ne 350 m kub/sek nga
800 m kub/sek qe ishin qe dite me pare.
Nga ana tjeter ne hidrocentralin e Komanit kuota ne liqen e ujit shenon 173.45
metra ndersa prurjet ne Koman shenojne 210m kub/sek nga 100 m kub ne sek qe
shenuan mengjesin e djeshem.
Por situata paraqitet me e permiresuar hidrocentralin e Vaut te Dejes ku kuota ne liqen shenon 74.76 m nga 76 m qe shenon pika maksimale.
n.e/NOA