E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje shqiptar flet 143 minuta ne muaj

06/10/2010Perdoruesit e internetit ne fund te gjashtemujorit 2010 ishin 110 mije abonente

Numri i abonenteve te telefonise celulare arriti ne 4.4 milione per tre kompanite

Nje qytetar shqiptar flet mesatarisht 143 minuta ne muaj ne celular. Behet fjale per statistikat e fundit te Autoritetit te Mbikeqyrjes Elektronike dhe Postare sipas te cilave per 6-mujorin e pare te ketij viti perdorimi i telefonise celulare u rrit ne menyre te ndjeshme. Krahasuar me nje vit me pare perdorimi mesatar mujor i celularit u rrit mesatarisht me 20 minuta per te tre operatoret se bashku. Kompania me perdorimin me te larte per abonent perfshire trafikun hyres dhe dales ishte Vodafone Albania me 171 minuta ne muaj per perdorues e ndjekur nga afer nga AMC. Nga 1.8 miliarde minuta thirrje dalese nga rrjetet celulare ne gjashtemujorin e pare gati gjysma e tyre i takonin AMC. Kjo shpjegohet edhe me faktin qe AMC-ja zoteron numrin me te madh te abonenteve si me parapagese ashtu edhe me kontrate me mbi 40 per qind te tregut ne te dy segmentet. Gjithashtu numri i perdoruesve te aparateve celulare ne Shqiperi rezulton te jete rritur ndjeshem sipas te dhenave te Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Ne fund te pjeses se pare te ketij viti numri i abonenteve te telefonise celulare arriti ne 4.4 milione me nje norme penetrimi afro 140 per qind nga 129 per qind qe ishte ne fund te vitit 2009. Tregu i celulareve eshte nje nder me fitimpruresit ne vendin tone me nje qarkullim vjetor te ardhurash ne shifren e rreth 350 milione euro ne vit. Cdo vit ky treg rritet me 14 per qind si pasoje e shtimit vazhdueshem te numrit te abonenteve. Kjo edhe per faktin se qytetaret shqiptare komunikojne me shume me njeri-tjetrin nepermjet sinjalit celular per shkak edhe te mungeses se telefonise fikse ne te gjithe vendin. Nga te dhenat e Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare rezulton se gjate pjeses se pare te ketij viti rritje domethenese ka njohur edhe perdorimi i internetit me brez te gjere. Numri i abonenteve ne fund te gjashtemujorit arriti ne 110 mije nga 90 mije qe ishte ne fund te vitit 2009.

Te ardhurat

Sa i perket te ardhurave te siguruara ne kete sektor vihet re se operatoret celulare zoterojne 77 per qind te tregut Albtelecom 18 per qind dhe operatoret alternative 5 per qind. Ne krahasim me nje vit me pare eshte vene re nje reduktim i te ardhurave te operatoreve celulare dhe nje rritje e te ardhurave te operatoreve alternative dhe Albtelecom. Ekspertet e AKEP-it kane vene re edhe disa problematika ne lidhje me raportimin e te dhenave si menyra e dergimit te te dhenave te kerkuara sic eshte dergimi ne formatin CD per raportimin elektronik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›