Tatimet Ne shtator jane vene 4 milione leke gjoba per bizneset
06/10/2010Shkak kasat dhe mosregjistrimi
Drejtoria e pergjithshme e Tatimeve vetem per muajin shtator ka vendosur 4 milione leke gjoba ndaj bizneseve. Shkak eshte bere mosregjistrimi i tyre ne QKR si dhe per mungesen e kasave fiskale. Burime zyrtare nga ky institucion bejne me dije se gjate gjithe kesaj periudhe jane ushtruar ne total 700 kontrolle ne bizneset ne kryeqytet. Nga keto kontrolle rezultojne 220 punonjes te padeklaruar nga ana e punedhenesve te tyre. Per te gjitha bizneset e paregjistruara hetimi tatimor ka bere mbylljen e aktivitetit duke u lene bizneseve afat 15 dite per tu regjistruar ne Qendren Kombetare te Regjistrimit. Vendosja e kasave regjistruese eshte nje menyre per te luftuar evazionin fiskal. Kjo pasi nepermjet leshimit te kuptonit tatimor per cdo blerje qe klientet do te bejne do te evidentohet xhiroja reale e subjektit ne baze te se ciles ata do te paguajne taksat dhe tatimet. Biznesi i madh e ka mbeshtetur qeverine ne nismen e instalimit te kasave duke e konsideruar nje hallke shume te rendesishme per formalizimin e ekonomise nepermjet perfshirjes se subjekteve te vogla private ne skemen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar. Keto kontrolle dhe vendosja e gjobave per keto biznese jane bere me pare se Keshilli i Ministrave te merrte vendimin per kompensimin e biznesit te vogel ne lidhje me kasat fiskale dhe lenien e afatit per fiskalizimin e tyre deri ne fund te dhjetorit 2010. Por ne te njejten kohe eshte shtuar edhe numri i bizneseve me detyrime ndaj Administrates Tatimore ku per muajin shtator ky numer eshte rritur me 154 sipermarrje. Sipas te dhenave mbi borxhin tatimor vetem per muajin shtator numri i bizneseve debitore ka shkuar 1637 nga 1483 qe rezultonin ne muajin gusht. Tatimet tashme e kane bere tradite publikimin e listes se bizneseve borxhlinj per dijeni te institucioneve te ndryshme dhe gjithashtu Bankes se Shqiperise me qellim qe keto biznese te mos ndihmohen ne punen e tyre duke thelluar borxhin aktual. Shqiperia mund te jete nder vendet e vetme ne Evrope ku bizneset nuk kane instaluar pajisjet fiskale dhe nuk i pajisin bleresit me kuponin tatimor.