E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Zgjedhja e Nikolin Jakës e pavlefshme

Përmes një deklarate për mediat, ministria konsideron se zgjedhja e Jakajt është e pavlefshme, për shkak se bie ndësh me statutin e këtij institucioni. “Zgjedhja e Kryetarit te ri bie ndesh me statutin e insitucionit, neni nr.6 i të cilit thotë se asnjë anëtar asambleje nuk mund të zgjidhet nëse është i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për vepra penale”, theksohet në deklaratën e Ministrisë së Ekonomisë.

Ndër të tjera, ministria shprehet se Jaka pretendon se ka fituar pafajësi nga gjykata në lidhje me dënimin dhe burgosjen e tij për veprën penale, por nuk kishte paraqitur përpara asamblesë së Dhomës së Tregtisë asnjë dokument që vërteton këtë fakt. Ndërkohë, METE bën të ditur se Prokuroria vazhdon të ndjekë çështjen për Jakën në Gjykatën e Lartë.

Zgjedhjet për kreun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë u zhvilluan pasi Gjok Uldedaj, që mbante këtë post, dha dorëheqjen pas marrjes së mandatit të deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit.Në garë kanë marrë pjesë edhe Edmond Rusmajli dhe Sami Çelaj, por shumicën e votave e ka marrë ish-zëvendësministri i Transporteve, Nikolin Jaka.

Në kohën që mbante postin e zëvendësministrit të Transporteve, Nikolin Jaka u akuzua për korrupsion në tenderat e rrugëve dhe u vu ne pranga në kuadër të operacionit të koduar “Duart e pastra. Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 1 vit e 20 ditë burg, 800 mijë lekë gjobë, si dhe për tri vite iu hoq e drejta për të ushtruar ndonjë funksion publik. Por më pas Gjykata e Apelit e rrëzoi këtë vendim, duke çliruar nga akuzat Jakën, i cili qëndroi në qeli për nëntë muaj.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›