Beqja: Situata fiskale e pa përballueshme për familjet
Deputeti Ilir Beqja,tha se javë pas jave raportohet se shumë sipërmarrje mbyllin aktivitetin apo shumë të tjera e pezullojnë përkohësisht pranë administratës tatimore.
Ai ka radhitur një sërë sektorësh ekonomikë, në të cilat ka pasur rënie të të ardhurave si dhe vështirësitë që hasin fermerët dhe biznesmenët e ndryshëm. “I vetmi zë në buxhetin e shtetit që është rritur ndjeshëm është deficiti buxhetor. Deficiti buxhetor është 515 milionë dollarë dhe është 4 herë më i lartë se e njëjta periudhë e vitit 2008. Nën ethet elektorale të 28 qershorit Sali Berisha jo vetëm që inauguroi kantiere pa patur para, por në shërbim të krimit elektoral vuri të gjithë administratën shtetërore. Prandaj shpenzimet operative të mirëmbajtjes janë 27 % më të larta se një vit më parë.”, the Beqja.
Sipas tij, kjo situatë e vështirë ekonomike dhe fiskale po bëhet e papërballueshme për buxhetet e familjeve shqiptare të cilat duhet të përgatiten të përballen edhe me rritjen e pritshme të çmimit të energjisë elektrike.