METE firmos sot 2 marrëveshje përgazin me TAP e E-ON Ruhrgas
TIRANE- Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto firmos sot dy marrëveshje të rëndsishme për zhvillimin e ardhshëm të tregut të gazit në Shqipëri.
Fillimisht, Haxhinasto do të firmosë një Marrëveshje Bashkëpunimi me kompaninë e energjisë gjermane E-ON Ruhrgas (aksioner në projektin TAP) për furnizimin e Shqipërisë me gaz natyror.
Ministri Haxhinasto e vlerësoi si shumë të rëndësishme firmosjen e kësaj marrëveshjeje për përfundimin me sukses të projektit TAP, me një rëndësi të madhe strategjike për Shqipërinë e rajonin
“Projekti TAP rrit pavarësinë e furnizimit me energji të Shqipërisë, rajonit dhe Europës dhe krijon mundësi reale për zhvillimin e një tregu gazi në Shqipëri, uljen e kostos dhe krijimin e mundësive për rigjenerimin e energjisë elektrike nga gazit, çka sjell një zhvillim më të shpejtë për Shqipëërinë.”- tha Haxhinasto
Ndërsa më pas, ministri i Ekonomisë do të firmosë Marrëveshjen e Përkohshme mes Qeverisë shqiptare dhe konsorciumit TAP ( Trans Adriatic Pipline) me Drejtorin e Përgjithshëm të tij, Kjetil Tungland.
Në datën 15 Janar Haxhinasto firmosi marrëveshjen për blerjen e gazit nga kompania zvicerane AXPO, në kuadër të projektit Trans Adriatic Pipeline (TAP). Haxhinasto vlerësoi bashkëpunimin me kompaninë AXPO dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të kurorëzohet me sukses deri në momentin kur konsorciumi i TAP-it dhe qeveritë e vendeve ku do të kalojë gazsjellësi do të konkludojnë me sukses fitoren e këtij projekti të rëndësishëm në pranverë, sivjet.
Me këtë marrëveshje pritet të garantohet furnizimi i tregut shqiptar të energjisë me sasi të konsiderueshme gazi, të cilat arrijnë deri në 250 milion m3/kub në vit si fillim dhe me zgjerimin e tregut të gazit më vonë.
Drejtuesi i Furnizimeve Afatgjata me Gaz & LNG (Liquid Natural Gas), Albrecht Zimmermann, vlerësoi se "nënshkrimi i marrëveshjes është një gur themeli për sigurinë energjetike të Shqipërisë".
Kështu, Shqipëria po përgatitet të krijojë kushtet tregtare për blerjen e gazit natyror për furnizimin e konsumatorëve shqiptarë në kuadër të projektit TAP
(sg/shqiptarja.com)