E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bypassi i Vlores cliron trafikun

Trafiku nëpër qytetin e Vlorës dhe përgjatë vijës bregdetare do të zgjidhet përfundimisht pas ndërtimit të bypassit në këtë zonë. Projekti është rpezantuar para komunitetiti dhe në prezencë të zyrtave të Vlorës, nga vetë ministri i Transportit, Sokol Olldashi. Pritet që ky projekt të përfundojë pas 2 vjet e gjysme, pas nisjes së tij.

Ky bypass prek Ujin e Ftohtë, Babicën, Kaninën, Radhimën, tragjasin dhe përfundon në Orikum. Gjurma është studiuar në baze të projekteve të inxhinierëve francezë dhe është projektuar mbi gjurmën më të mirë e me pamje nga deti, që kalon në të gjthë kodrat e Vlorës dhe komunave rreth saj. Projekti në tërësi ka një kosto totale prej 63 milionë euro, prej të cilave, 10 milionë euro destinohen për shpronësime.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›