Fullani opinion per Krizen dhe te ardhmen ne Evrope
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka dhënë opinione e këndvështrime për Krizën dhe të ardhmen në Evropë, gjatë fjalës që ai ka mbajtur në simpoziumin e ekonomistëve Kinë-Evropë.
Sipas Fullanit, Evropa dhe BE-ja ofrojnë një mjedis të pjekur ligjor, ku ka mbrojtje të duhur për investitorët dhe per pronësinë intelektuale. “Politikat makroekonomike mbeten të orientuara ndaj stabilitetit dhe sistemi i saj financiar është i pjekur dhe i shëndoshë”, është shprehur Fullani. Ai veçoi gjatë fjalës së tij rëndësinë e investimeve të huaja në vendet jo-anëtare të Eurozonës, por që janë vende kandidate potenciale për t’u anëtarësuar në BE, siç është edhe Shqipëria. Në këtë kuadër, Guvernatori Fullani e cilësoi si mjaft të rëndësishme nxitjen e pjesëmarrjes së institucioneve financiare kineze në sektorin bankar shqiptar.