METE zgjidh 12 kontrata për koncesionet e HEC-eve

Ministria e Ekonomisë ka ndërprerë sot marrëdhëniet kontraktuale me kompanitë që kanë marrë në përdorim disa koncesione në vend. Kështu ministri i ekonomisë Nasip Naço ka firmosur sot zgjidhjen e 12 kontratave për ndërtimin e hidrocentraleve.
Në argumentimin që jepet nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës theksohet se këto kompani nuk kanë respektuar afatet ligjore për nisjen e investimeve.
Sipas Ministrisë, kompanitë nuk kanë përmbushur kushtet të përcaktuara në kontratë prej disa vitesh.