METEO – Britania e Madhe përjetoi verën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë

LONDËR, 1 shtator /ATSH-AFP-DPA/ – Këtë vit, Britania e Madhe përjetoi verën e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1884, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2018, njoftoi sot Zyra Meteorologjike britanike.
Temperatura mesatare e regjistruar midis 1 qershorit dhe 31 gushtit ishte 16,10°Celcius, me katër valë të nxehti dhe një kulm prej 35,8°C elciusmë 1 korrik në Kent (Anglia Juglindore).
Periudhat e nxehtësisë intensive të këtij viti ishin gjithashtu relativisht të shkurtra dhe nuk vazhduan për aq kohë sa në verën përvëluese të vitit 1976, kur vende të shumta në të gjithë Anglinë përjetuan kushte të ngjashme me valën e nxehtësisë që zgjatën më shumë se dy javë.
Temperaturat arritën kulmin mbi 32 gradë në 16 ditë gjatë verës së vitit 1976, krahasuar me nëntë ditë në vitin 2025.
Meteorologia Emily Carlisle, tha se “ngrohtësia e vazhdueshme këtë vit është nxitur nga një kombinim faktorësh, duke përfshirë dominimin e sistemeve me presion të lartë, detet jashtëzakonisht të ngrohta rreth Mbretërisë së Bashkuar dhe tokat e thata”.
“Këto kushte kanë krijuar një mjedis ku nxehtësia grumbullohet shpejt dhe zgjat, me temperatura maksimale dhe minimale dukshëm mbi mesataren”, theksoi ajo./ /Ad.Ab./