METEO – Një tërmet me magnitudë 7,4 ballë Rihter godet Argjentinën

BUENOS AIRES, 2 maj /ATSH-DPA/- Një tërmet me magnitudë 7,4 ballë Rihter u regjistrua sot rreth 200 kilometra larg Ushuaias, qytetit më jugor të Argjentinës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS).
Epiqendra ishte e vendosur 219 kilometra larg bregdetit në Grykën Drake në një thellësi prej 10 kilometrash, tha agjencia.
Gryka Drake është një rrugë detare midis pikës më jugore të Amerikës së Jugut dhe Antarktidës.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së lëshoi sot një paralajmërim për cunami. //a.i/