MF: 140,4 miliardë lekë nga TVSH në import

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Të ardhurat nga TVSH në import për 11-mujorin e vitit 2024 rezultojnë 140.4 miliardë lekë.
Referuar raportit mbi treguesit fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Nëntor 2024, publikuar nga Ministria e Financave, këto të ardhura rezultojnë 7 miliardë lekë ose 5.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.
Të dhënat tregojnë se të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në masën 54.7 miliardë lekë, 11.7 miliardë lekë ose 27% më shumë se 11-mujori 2023, si dhe 3 miliardë lek ose 5.7% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 11-mujorin 2024.
Ndërsa rimbursimet për periudhën 11-mujore 2024 janë 20.4 miliardë lekë, 1.5 miliardë lekë ose 7.9% më shumë se 11-mujori 2023.
/a.f/