E Shtunë, 31 Tetor 2026

MF: Linja e interkonjeksionit do ndërtohet me cilësi e kosto të ulët

TIRANE - Ministria e Financave siguroi sot se, "qeveria shqiptare do të mundësojë kryerjen e projektit për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 Kv Tiranë-Prishtinë në kohë, me cilësi, dhe kosto më të ulët".

Përmes një sqarimi për median, Ministria e Financave bën të ditur se pas negociatave me bankën gjermane KfË si financuese e projektit për ndërtimin e kësaj linje interkonjeksioni, ka marrë miratimin e Kuvendit për kredinë me vlerë 42 milionë euro, ndërsa OST është caktuar si agjencia zbatuese e projektit.

"Gjatë procesit të prokurimit të këtij projekti, ministria e Financave u vu në dijeni zyrarisht nga OST për rrezikun e shpalljes fitues të një kompanie, e cila kishte ofruar një çmim mbi 30% më të lartë sesa oferta e kompanisë ndjekese, e cila po ashtu plotësonte më së miri gjithë kriteret dhe kërkesat teknike të paraqitura nga OST", sqaron Ministria e Financave.

MF bën të ditur se në mbrojtje te interesit publik dhe në plotesim të detyrës ligjore për mirëadministrimin e fondeve publike, i ka kërkuar bankës KfË, që në cilësinë e financuesit që ka tagrin ligjor, të zhvillojë procedurat e tenderit si dhe OST që në zhvillimin e tij, të respektojne detyrimin ligjor për të orientuar procesin drejt kostos më të ulët.

Po ashtu, Ministria e Financave ka këmbengulur që OST të plotësojë detyrimet ligjore kontraktuale dhe të ushtroje influencen e tij për të mundesuar zbatimin e ofertës më të ulët.
MF e konsideron deklaratën e sotme të kreut të PS, Edi Rama, si "keqdashëse dhe i sponsorizuar nga klientet e tij, ka keqinformuar opinionin publik në lidhje me procedurat e tenderit që janë duke u ndjekur për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kv Shqipëri-Kosovë".

Sipas MF, "çdo përpjekje për të manipuluar këtë të vërtetë është e sponsorizuar nga interesa korruptive".

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›