E Shtunë, 31 Tetor 2026

OST nuk dorëzohet: Tenderin do ta marrin boshnjakët

Tiranë- Pas publikimit të skandalit të gazetës kosovare Zëri mbi interkonjeksionin e Kosovës ka reaguar edhe vetë shefi i OST- së, Arben Ibroja, i cili ka deklaruar se gjithçka është bërë në mënyrë ligjore.

Sipas tij nuk mund të shpallet fituese një kompani e cila ofron çmim më të larë, gjë të cilën e ndalon dhe legjislacioni shqiptar.

Ligji dhe rregullat shqiptare e ato ndërkombëtare, përcaktojnë qartë se në asnjë mënyrë autoriteti kontraktues nuk mund të shpallë fitues nje kompani e cila ka ofruar çmimin më të lartë- shkruan ai.

Kreu i OST pretendon se ndaj institucionit të tij është bërë presion për të shpallur fituese kompaninë kroate, që në tender ka ofruar një çmim prej 36 milionë euro, kur kompania tjetër siç thotë ai kishte ofruar një çmim 27 milionë euro. Sipas tij nuk mund të shpallet fituese një kompani e cila rëndon taksapaguesit shqiptarë.

Në sajë të dokumentave bëhet e ditur se tenderi për linjën e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës është vonuar nga drejtori i përgjithshëm i OST-së(Operatori i Sistemit të Transmetimit) Arben Ibroja.

Nga ky leterkembim, mesohet se saga e projektit ka nisur në Mars të vitit të kaluar, ku është zhvilluar tenderi për projektin në të cilin kanë marrë pjesë dy kompani, kroatja Dalekovod dhe ajo boshnjake Energoinvest. Pas tenderit, vlerësimi i ofertave është zhvilluar në tre faza, që ishte ajo e paskualifikimit dhe dy fazat e mëvonshme, ajo e vlerësimit teknik dhe atij financiar, të zhvilluara repsektivisht në 22 gusht dhe 20 shtator të vitit 2011 sic tregon edhe një dokument zyrtar i bankës gjermane KFV.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›