Posti në KLD, Berisha: Topi po dhunon Kushtetutën
TIRANE- Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët kryeministri Berisha i është përgjigjur interesimit të tyre për çështje të ndryshme të politikës. Ai ka mohuar të ketë një konflikt mes KLD e Parlamentit për zgjedhjen e nënkryetarit të KLD-së, ndërsa ka nënvizuar se presidenti Topi është ai që po përpiqet ta shkelë Kushtetutën.
“Nuk ekziston asnjë ngërç midis parlamentit dhe KLD-së. Ekziston një përpjekje e re për të dhunuar Kushtetutën e vendit nga Presidenti, i cili e mbyll mandatin, duke regjistruar akte rekord në historinë e demokracisë të dhunimit të Kushtetutës. Në konceptin më primitiv konsideron karrigen e Presidentit mbi ligjin themelor të shtetit. Pikërisht për këto arsye Gjykata e Lartë mbeti muaj të tërë pa kryetarin e saj, për këto arsye, të njëjtin fat pati edhe Gjykata Kushtetuese”, komentoi Berisha.
Për kryeministrin Berisha, Kushtetuta nuk lë asnjë hapësirë për zgjedhjen e nënkryetarit të KLD-së. Ai shtoi se në Kushtetutë përcaktohet qartë se nënkryetari zgjidhet nga parlamenti.
“Gjykata Kushtetuese i kërkon atij të kooperojë me parlamentin, por ai është i vendosur për interesa që ai i di vetë, të shfrytëzojë të vetmin moment që i ka mbetur të shkelë mbi Kushtetutën. Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 176 thotë se KLD përbëhet nga 15 vetë, nga të cilët 9 janë detyrimisht gjykatës të zgjedhur nga trupa gjykuese e vendit, pjesa tjetër nga parlamenti. Kushtetuta nuk ka lënë hapësirë. Në frymën e saj thotë se nga këta 9 gjykatës nuk mund të zgjedhë nënkryetari. Kushtetuta nënkryetarin e ka përcaktuar të zgjidhet nga parlamenti. Nënkryetari nuk mund të jetë ministër, se Kushtetua se lejon, as kryetari i Gjykatës së Lartë. Pra për të gjithë ata që nuk janë analfabetë të Kushtetutës, nuk mund të përmbyset përcaktimi i Kushtetutës”, komentoi ai më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)