E Shtunë, 31 Tetor 2026

MFSK: Nuk është bastisur shtëpia e Çekut

PRISHTINE - Ministria e Forcës dhe Sigurisë ka mohuar të jetë bastisur shtëpia e ministrit Agim Çeku, siç kanë raportuar sot në disa portale e media të Kosovës.

Përmes një komunikate për shtyp, zëdhënësi i MFSK-së, Ibrahim Shala, përgënjeshtron këtë lajm.

“Po e theksojmë se ky ‘lajm’ është dezinformatë e plotë sepse: 1. Shtëpia në fjalë nuk është e ministrit Agim Çeku, por e miqve të tij; 2. Shtëpia e Agim Çekut është në Çagllavicë dhe jo në Matiqan”, - thuhet në deklaratë.

(er.nu/tg/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kosovë, bastiset shtëpia e ministrit Agim Çeku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›