MIA apel qytetarëve: Tregoni kujdes me informacionet që qarkullojnë në rrjetet sociale

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Agjencia për Media dhe Informim u bëri apel sot qytetarëve të kenë kujdes me informacionet që qarkullojnë në rrjetet sociale.
MIA ka publikuar një video të ndarë nga avokati Altin Goxhaj, ku shfaqen forcat e Policisë shqiptare, teksa ai pretendon se janë ushtarë izraelitë.
Në një reagim në rrjetet sociale, MIA thekson se “në një kohë kur informacioni përhapet me shpejtësi, është e rëndësishme të tregojmë kujdes ndaj lajmeve të paverifikuara dhe informacioneve të rreme”.
MIA i bën apel qytetarëve të mos bien pre e dezinformimit, të mos shpërndajnë përmbajtje pa verifikuar vërtetësinë e saj dhe t’u referohen vetëm burimeve zyrtare për informacion të saktë dhe të besueshëm.
“Verifiko informacionin përpara se ta besosh dhe ta shpërndash”, thekson MIA.
/k.s/r.e/