E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu viziton Spitalin e Traumës: Kujdes dhe ndihmë mjekësore për çdo të lënduar në protestë

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu ka vizituar sonte në Spitalin Universitar të Traumës, efektivët e Policisë së Shtetit dhe protestues të lënduar gjatë protestave.

Gjatë vizitës në Spitalin e Traumës Spahiu shprehu mirënjohjen për të gjitha ekipet e mjekëve dhe infermierëve, që gjatë këtyre pesë ditëve kanë qenë pa ndërprerje në krye të detyrës, duke ofruar kujdes dhe ndihmë mjekësore për çdo të lënduar, pa asnjë dallim.

“Shëndeti dhe jeta e çdo qytetari janë mbi gjithçka”, tha Spahiu.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›