MILANO – Shtatë të rinj të plagosur gjatë protestës

MILANO, 17 tetor /ATSH-ANSA/ – Shtatë të rinj kanë mbetur të plagosur gjatë protestës “Italia in piazza”, e zhvilluar sot në Milano të Italisë, sipas bilancit paraprak të shërbimit të urgjencës mjekësore 118.
Pesë prej tyre, të moshës 18 deri në 30 vjeç, kanë pësuar kontuzione dhe plagë, të cilat paraprakisht janë vlerësuar si të lehta, dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Tre prej të plagosurve janë dërguar në spitalin “Niguarda”, një në Poliklinikën e Milanos dhe një tjetër në Institutin “Città Studi”.
Ndërkohë, dy të rinj të moshës 17 dhe 18 vjeç, të cilët gjithashtu kishin pësuar lëndime, kanë refuzuar transportimin në spital dhe janë trajtuar nga ekipet mjekësore në vendngjarje.
Bilanci është paraprak dhe bazohet në të dhënat e para të shërbimit të urgjencës mjekësore. /os/