E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeku Karriqi: Pacienti i lënduar në protestë, i vetëdijshëm dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Mjeku i Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Euglert Karriqi tha sot se pacienti 53-vjeçar, S.K., i cili u lëndua gjatë protestës së sotme, është i vetëdijshëm, pa deficite neurologjike dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm.

Në një video të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mjeku Karriqi tha se aktualisht 53-vjeçari ndodhet nën monitorim mjekësor, po merr trajtim mbështetës dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.

Qytetari S.K. u transportua nga ekipi i Urgjencës Kombëtare, nga zona pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, drejt QSUNT-së për ekzaminime dhe kujdes të specializuar mjekësor.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›