Protestuesit denoncojnë: Ambulancat vijnë dhe furnizojnë policinë me gaz lotsjellës! Kaos dramatik para Kryeministrisë
Protestuesit kanë denoncuar për News24 direkt nga protesta se makinat e ambulancës vijnë në protestë jo për të ndihmuar protestuesit e lënduar por për të furnizuar policinë me gaz lotsjellës.

Sasia e gazit vijon të jetë e lartë, gjithashtu dhe të rinjtë nuk e lirojnë sheshin dhe përplasja po përshkallëzohet me forcat e rendit, duke hedhur gurë dhe bomba molotovë.