E Diel, 1 Nëntor 2026

MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Marka e njohur ndërkombëtare e automobilave MINI Cooper ka zgjedhur Shqipërinë për realizimin e reklamës së saj promovuese, duke sjellë në vëmendje peizazhet dhe bukuritë natyrore të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga reklama promovuese e markës së njohur të automobilave.

“Pamje fantastike të MINI Cooper, markës së njohur botërore që ka zgjedhur Shqipërinë për realizimin e reklamës së saj promovuese, mes peizazheve dhe bukurive të vendit tonë”, tha Rama.

Përzgjedhja e Shqipërisë për realizimin e këtij projekti promovues sjell një tjetër mundësi për ekspozimin e peizazheve shqiptare përmes një marke të njohur ndërkombëtare.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›