E Diel, 1 Nëntor 2026

MIRDITE/ Dy dite e humbur, gjendet i pajete trupi i 79-vjecares

Trupi i pajete i nje 79-vjecare eshte gjetur pasditen e djeshme ne Bjeshket e Munelles te komunes Fan ne Mirdite. Gruaja e moshuar e identifikuar si Marte Gjergji, rezultonte qe prej dites se shtune e humbur dhe familjaret kishin denoncuar ne polici. Mesohet se
79-vjecarja kishte dale ne mengjes per te kullotur bagetite dhe qe prej atij momenti nuk ishte kthyer me ne shtepi. Ekspertet konstatuan se ne trupin e te ndjeres kishte demtime te shumta ne pjesen e kokes dhe trup dhe nje prej pistave eshte rrezimi apo goditja nga bagetite me brire, ndersa nuk i eshte gjendur askush per ndihme. Forcat e policise kriminale po hetojne ne vendngjarje rrethanat e vdekjes te se moshuares. Dy dite me pare, ne perroin e "Kushes" ne fshatin Recan te Elbasanit, eshte gjetur i mbytur ne uje Ilir Kaculi, 34 vjec, banues ne fshatin Balez, i cili ka qene duke u lare. Policia beri me dije se i ndjeri vuante nga epilepsia dhe ishte invalid, ndersa eshte goditur nga nje infarkt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›