Në kërkim, 25-vjeçari që plagosi me automatik
Elbasan
Plagos me armë zjarri një bashkëqytetar, shpallet në kërkim policor. Burime zyrtare të Policisë së Elbasanit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të së shtunës, kur 25-vjeçari Rodian Bylykbashi, banues në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, ka qëlluar me armë përballë banesës së tij, shtetasin me inicialet A.M. I njëjti burim saktëson se 25-vjeçari është larguar më pas me shpejtësi dhe armën e ka hedhur në një banesë të braktisur, por që është në pronësi të shtetasit Gj.Gj. Nga kontrolli i banesës nga forcat e policisë, është gjetur arma dhe një qese 500 gramë me kanabis sativa. Policia po punon për kapjen e 25-vjeçarit Bylykbashi.
#