Pi fostoksinë, një 25-vjeçare në gjendje kritike për jetën
Krujë
Një 25-vjeçare nga fshati Gjol i Krujës ka tentuar t’i japë fund jetës, duke pirë fostoksinë në banesën e saj. Burime zyrtare të Policisë së Krujës bëjnë të ditur se Rajmonda Sukthi ka tentuar vetëvrasjen, sapo është kthyer në shtëpi nga puna. Ajo prej disa muajsh punonte si kameriere në një lokal pranë shtëpisë së saj. Sipas burimeve zyrtare, 25-vjeçarja është gjetur nga familjarët në dhomën e gjumit në gjendje kritike për jetën. Vajza është dërguar në spitalin e Fushë-Krujës e më pas në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mjekët e spitalit shprehen se ajo është në gjendje kritike për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që e çuan 25-vjeçaren të ndërmerrte aktin e vetëflijimit.
#