E Shtunë, 31 Tetor 2026

MITROVICE/ Rexhepi: Kuvendi serb, ilegal

Kuvendi i Komunave Serbe i formuar te shtunen ne veri te Mitrovices eshte ilegal dhe pa kurrfare vlere juridike. Keshtu u shpreh dje ne takimin e Komitetit te Sigurise kryetari i Komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi. "Ne, si Kuvend Komunal, vleresojme se krijimi i nje kuvendi te tille nga serbet eshte ilegal ashtu sic kane qene edhe zgjedhjet qe jane mbajtur ne maj si dhe vete fituesit qe kane dale prej atyre zgjedhjeve", theksoi Rexhepi. Ai reagoi dhe ndaj zedhenesit te UNMIK-ut ne Mitrovice, George Kakuk, i cili, "lidhur me Kuvendin e Komunave Serbe nuk ka shprehur nje qendrim te qarte lidhur me kete ceshtje, edhe pse shume me pare kreret e UNMIK-ut ne e kane qartesuar se strukturat e dala nga zgjedhjet e kontestuara te majit jane ilegale".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›