Serish kamion me ngarkese radioaktive
SHKUP - Eshte penguar nje tentim i ri per hyrje nga Kosova ne Maqedoni te nje ngarkese radioaktive, permes vendkalimit kufitar Bllace dhe kamioni eshte kthyer ne Kosove. Drejtoria Doganore e Maqedonise, tha se dje, heret ne mengjes, ne Bllace eshte regjistruar nje kamion nga Kosova, i ngarkuar me material qe ka permbajtur radium me rrezatim 9000 here me te madh sesa ai i lejuar. Sipas Drejtorise Doganore, behet fjale per deri tani nivelin me te larte te regjistruar te rrezatimit radioaktiv gjate dy viteve te shkuara. Kamioni i ngarkuar me hedhurina ta vjetra hekuri eshte ngarkuar ne Prishtine, ndersa destinacioni perfundimtar ka qene ish-metalurgjiku ne Elbasan. Ne fillim te qershorit, autoritetet doganore te Maqedonise parandaluan dy tentime per hyrje ne vend nga Kosova te hekurit radioaktiv.