Turqi-Qipro, shpresa dhe mosbesim
Takimi i ardhshem i presidenteve te qiprioteve turq dhe greke zhvillohet sot, por mosbesimi eshte ende teper i thelle dhe paraqet nje problem serioz. Euforia e fillimit ka kaluar sepse me gjithe perparimet e shenuara, problemet rreth temave qendrore mbeten. Nuk ka marreveshje lidhur me ceshtjen e pronave, ardhmerine e trupave te turqve qipriote si dhe vazhdimesine e nje Qiproje te bashkuar. Diplomati gjerman, Peter Vitting, megjithate eshte i bindur se mund te kete sukses, me shpjegimin se iniciativa per bisedime erdhi nga vet qipriotet. "Procesi i negociatave eshte drejtuar dhe nxitur nga vet palet ne konflikt. Kombet e Bashkuara deri tani ishin vetem si ndermjetesues. Ky eshte nje zhvillimi i madh pozitiv". Vitting thote se ne momentin e caktuar duhet te nderhyjne edhe ndermjetesuesit. Me se largu kur shkon puna deri te Kushtetuta e perbashket. Presidentet Christofias dhe Talat kane rene dakord ne takimin e fundit qe Qiproja te perbehet prej shteteve: pjeses turke dhe greke, ndersa ne kontaktet me jashte te kete nje identitet. Deri tani nuk dihet nese ky do te jete nje shtet i ri, apo do te jete vazhdimesi e Republikes se deritanishme. Udheheqesi i opozites ne pjesen greke Nikos Anastassiadis shpjegon: "Ne qofte se pranojme se po krijohet nje shtet i ri, atehere do te duhej qe fillimisht te njohim pjesen veriore si shtet me vete dhe te negociojme si me nje shtet sovran. Nuk eshte e rastit qe politikanet turq permendin shembullin e Cekosllovakise apo Kosoves. Kjo do te thote se ata duan te krijojne nje federate shtetesh, me qellim qe me vone te shkeputen". Ndersa Kutlay Erk, ish-kryetar i pjese veriore te Nikozise, tani i derguar i posacem i Presidentit Talat i mbron pozicionet e veta. "Pa marre parasysh se a na pelqen apo jo, keto dy pjese kane jetuar te ndara ne 30 vjetet e fundit. Turqit ne veri kane krijuar strukturat e veta, sipermarrjet, universitetet dhe te gjitha gjerat tjera. Ne qofte se behet vetem transformimi i Republikes se tanishme, atehere keto institucione do te humbnin vleren".
Mosbesimi mes paleve eshte i thelle, nderkohe qe ate e rendon edhe situata politike ne Turqi. Nese partia ne pushtet, AKP me te vertete ndalohet, procesi i negociatave ne Qipro do te mbetej nen hije. Kjo do te ndikonte edhe ne nderprerjen e procesin per integrimin e Turqise ne BE. Nderkohe qe pikerisht perspektiva evropiane e Turqise ndikoi qe te nenshkruhet plani i paraqitur prej ish-sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Kofi Anan.
Mosbesimi mes paleve eshte i thelle, nderkohe qe ate e rendon edhe situata politike ne Turqi. Nese partia ne pushtet, AKP me te vertete ndalohet, procesi i negociatave ne Qipro do te mbetej nen hije. Kjo do te ndikonte edhe ne nderprerjen e procesin per integrimin e Turqise ne BE. Nderkohe qe pikerisht perspektiva evropiane e Turqise ndikoi qe te nenshkruhet plani i paraqitur prej ish-sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Kofi Anan.