E Diel, 1 Nëntor 2026

MJ: Hetim ngjarjes së Shkupit, ruajtje e qetësisë

Ministria e jashtme

TIRANE- Ministria e Punëve të Jashtme reagon per ngjarjen e ndodhur ne fshatin Smilkovc të Shkupit, ku në rrethana ende të paqarta janë vrarë pesë persona.

Permes nje njoftimi per shtyp, MPJ u shpreh ngushëllimet e saj familjarëve të viktimave dhe inkurajon autoritetet shtetërore që të hetojnë plotësisht këtë ngjarje.

“MPJ vlerëson se në këtë situatë është e nevojshme ruajtja e qetësisë, dhe shmangia e çdo lloj keqinterpretimi që pengon zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike”- thuhet ne njoftim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›