E Shtunë, 31 Tetor 2026

MJ: Vendimi i BE-së për statusin, hap siparin e një procesi intesiv

Ministria e Jashtme ka përshëndetur vendimet e Ministrave të Jashtëm të BE, për të shqyrtuar kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim. Sipas një deklarate për shtyp Ministia e Jashtme ka theksuar se ky vendim hap siparin e një procesi intensiv, shumë kërkues dhe të një rëndësie të jashtëzakonshme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
"Ministria e Punëve të Jashtme falënderon vendet anëtare për këtë vendim, duke i siguruar ato se qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar të përgjigjet në cilësinë dhe kohën e duhur në këtë ushtrim, dhe se do të intensifikojë të gjitha përpjekjet për të rritur dinamikën e marrëdhënies sonë me BE në përmasën e një partneriteti të mirëfilltë" thekson Ministria e Jashtme.
Më tej Ministria e Jashtme thekson se qeveria ështe e ndërgjegjshme se kjo etapë e re kërkon si kontributin, përkushtimin dhe seriozitetin e institucioneve shtetërore ashtu edhe të institucioneve të pavarura, aktorëve të tjerë politikë, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në formën më gjithëpërfshirëse. "Duke i siguruar të gjithë për gadishmërinë tonë të plotë për bashkëpunim të hapur dhe konstruktiv, i ftojmë ata të bëhen pjesë aktive e këtij procesi në shërbim të interesave kombëtare të vendit" thuhet në deklaratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›