Thaçi: Kosova, kampione e demokracisë në rajon

Një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, kryeministri Hashim Thaçi e vlerësoi shumë të suksesshëm procesin zgjedhor, duke deklaruar se zgjedhjet e 15 nëntorit kanë tejkaluar kornizat e kuptimit elektoral-lokal, duke dëshmuar para opinionit ndërkombëtar, se Kosova është kampione e demokracisë në rajon.
Kryeministri Thaçi i bëri këto komente të hënën në orët e pasdites në një konferencë për media. Ai tha se secili shtetas i Republikës së Kosovës duhet të ndihet krenar për suksesin e arritur në zgjedhjet lokale, të parat në Kosovën e pavarur, sovrane, demokratike dhe shumetnike.
Me organizmin e mirë të zgjedhjeve, Kosova u dëshmua si kampion i demokracisë në rajon, tha Thaçi, sipas të cilit, këto zgjedhje kanë marrë edhe kuptimin e referendumit dhe besimit për qeverisjen e mirë në Republikën e Kosovës.
Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, ishin zgjedhje fer, të lira, demokratike, të konkurrencës së lirë, në të cilën u dëshmua pjekuria më të lartë politike por edhe e administrimit të votës, të shpalljes së rezultateve dhe pranimit unanim të rezultatit zgjedhor, u shpreh Thaçi, sipas të cilit, në këto zgjedhje fitoi Kosova dhe qytetarët e saj.
Është jashtëzakonisht inkurajuese, sipas tij, fakti se në këto zgjedhje kishte numër më të madh të votuesve se sa në vitin 2007. Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, Thaçi tha se ka marrë përgëzime nga Uashingtoni, Bashkimi Evropian dhe nga autoritetet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë.
Ai falënderoi, ndërkaq edhe KQZ-në, për punën e shkëlqyeshme që kanë bërë në përgatitjen e zgjedhjeve, duke thënë se është bërë një punë e mirë, model edhe për të tjerët. Falënderoj edhe Policinë e Kosovës për punën profesionale, por edhe mediat që gjatë gjithë procesit treguan profesionalizëm, vendosmëri dhe guxim në punën e tyre dhe korrektësinë më të lartë, tha Thaçi.
Këto zgjedhje, siç tha në fund kryeministri, kanë konsoliduar fuqishëm qeverinë dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.
Me suksesin e plotë dhe të fuqishëm të institucioneve tona, popullit tonë, në këto zgjedhje ne e kemi ofruar shtetin e Kosovës edhe më afër integrimit në BE dhe në NATO, konsideron kryeministri Thaçi.
Edhe Krasniqi i vlerëson zgjedhjet
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar zgjedhjet e djeshme lokale si më të mirat të organizuara gjatë këtyre dhjetë vjetëve, duke thënë se Kosova ka dhënë një sprovë historike të rëndësishme për proceset demokratike dhe të gjitha segmentet e shoqërisë.
Ai këto komente i bëri të hënën në një konferencë për media, me çrast ka vlerësuar lart procesin zgjedhor, të udhëhequr për herë të parë nga vendorët, përkatësisht Komisioni Qendror Zgjedhor.
Zgjedhjet e para në pushtet vendor që u mbajtën dje të organizuara dhe të udhëhequra nga institucionet vendore në mënyrë të veçantë nga Komisioni Qendror zgjedhor, treguan aftësinë për të organizuar zgjedhjet e këtij niveli, dhe konsideroj se janë zgjedhjet më të mira të organizuara gjatë gjithë këtyre dhjetë viteve në Kosovë, dhe demokracia jonë dha një sprovë historike të rëndësishme për proceset demokratike dhe të gjitha segmentet e shoqërisë kosovare mund të themi se e dhanë një provim të rëndësishëm për Kosovën, tha Krasniqi. /nga agjencitë/