Arsimi profesional, Konferencë Ndërkombëtare në Elbasan
—-Nga Julian Hoxhaj—-
Elbasan- U zhvillua Konferenca Ndërkombëtare, për zhvillimin e Arsimit dhe formimit profesional, nëpërmjet bashkëpunimit ndërkufitar midis rajoneve fqinje të Shqipërisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
Projekti i finacuar nga Bashkimi Evropian, dhe zbatuar nga fondacioni ECE, ka pasur si qëllim zhvillimin e arsimit profesional, nëpërmjet aktiviteteve që nxisin bashkëpunimin midis dy vendeve, si dhe zhvllimi i kurikulave në bashkëpunim me agjencitë kombëtare.
Të pranishëm në konferencë kanë qenë, zv/kryetari i parlamentit Ardian Turku, zv/ Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ardian Tana, Kryetari i këshillit të Qarkut Eugen Isai, drejtor të shkollave të arsimit profesional në Elbasan, Korc, Ohër dhe Strugë.
Zv/ kryetari i paralemntit Ardian Turku, moderator i konferencës, gjatë fjalës së tij përshëndetëse ka vënë theksin tek zhvillimi i arsimit profesional, duke pohuar se zhvillimi I arsimit profesional është prioritet I politikave shtetërore. Gjithashtu Turku shtoj, se edhe pse arsimi profesional ka qenë prioritet i politikave arsimore, përsëri ne ende nuk kemi përmbushur objektivat.
Zvendës ministri i arsimit Ardina Tana, tha se ky projekt ka qenë një hap shumë i rëndësishëm në zhvillimin e arsimit profesional, midis dy vendeve. Duke theksuar se shqipëria tashmë ka nisur një proces reforme në zhvillimin e arsimit profesional. Tana gjithashtu tha, se në zhvillimin e arsimit professional, ka shumë rëndësi krijimi i lidhjeve të Biznesit me Shkollat e arsimit profesional.
Gjatë punimeve të konferencës janë preznatuar rezultatet e projektit 1 vjecar. Vlen të pëmendet se ky projekt ka arritur të krijojë bashkëpunim midis shkollave të arsimit profesional, midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, nëpërmjet trajinmeve dhe binjakëzimeve. Gjithashtu përvec avantazheve kanë dalë në pah edhe problemet që kanë institucionet e arsimit profesional midis dy vendeve, si, infrastuktura, mungesa e ambjenteve për zhvillimin e praktikave mësimore, mungesa e laboratorëve etj. Në raportin përmbledhës të projektit janë dhënë dhe rekomandimet përkatëse, ku kërkohet më shumë investime, trajnim të stafit pedagogjik, krijimi I lidhjeve me biznesin, si dhe identifikimi i nevojave të tregut.
Në Elbasan vitin që shkoj u inagurua godina e re e shkollës së mesme të Arsimit Profesional Sali Ceka, në të cilën aktualisht studjojnë rreth 600 nxënës. Kjo shkollë ofron programe studimi, si: Teknologji Informacioni, HIdro-Teknikë, Ndërtim, Guzhin, Tekstil-Konfeksione etj.