MKAM: Ikona “Mandili i Krishtit” tashmë e restauruar

View this post on Instagram
TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, njoftoi se ka përfunduar procesi i restaurimit dhe konservimit në ikonën “Mandili i Krishtit”.
Ikona është me origjinë nga kisha e Shën Marisë, Lubonjë, Korçë.
“Mandili i Krishtit” është pjesë e studimit, bashkëpunimit dhe marrëveshjes midis Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe Universitetit Politeknik, Tiranë në kuadër të projektit “Hartografimi dhe Dokumentimi i Zonave Arkeologjike. Lubonjë-KORÇ˔.
Kjo ikonë është një nga 7 ikonat që aktualisht janë në proçes konsolidimi dhe restaurimi, në laboratorin e këtij muzeu.
/a.f/