E Diel, 1 Nëntor 2026

MM:Nuk shesim pronat që kemi në administrim

Ministria e Mbrojtjes i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla për shitjen e pasurisë së paluajtshme të ushtrisë.
 

Në deklaratën e saj, Ministria e Mbrojtjes ka mohuar akuzat e deputetit Balla duke theksuar se ky institucion nuk ka shitur asnjë pronë që ka në administrim.

Sipas ministrisë një pjesë të pronave të ushtrisë i kanë kaluar AKKP-së në mënyrë që një pjesë e tyre të përdoret për kompesimin fizik të ish-pronarëve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›