Thelbi i platformes krijimi i nje dimensioni te ri politik te partise
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, kandidat për kryetar të kësaj force politike, ka deklaruar gjatë një takimi me forumin e gruas në qytetin e Pogradecit, se ai ka për qëllim ngritjen e peshës politike të LSI-së. Luan Rama nënvizoi se synimi i tij është krijimi i një dimensioni të ri politik të partisë.
“Çfarë përmban në thelb platforma ime? Përmban atë që unë e theksova pak më parë. Aty ku është anëtari i LSI-së, në lagje, në fshat, në komunë, në bashki ai duhet të ndjehet kryetari i LSI në përgjegjshmërinë që ka përballë njerëzve dhe përballë partisë. Unë jam kundër faktit që vendimet e rëndësishme politike të merren në një rreth të ngushtë. Ato duhet të merren në forumet dhe në strukturat e partisë, por jam që strukturat e partisë që votohen nga forumet të jenë të limituara. Prandaj ne duhet të ecim më shpejt, të veprojmë më shpejt, duke filluar nga tani. Në këtë mënyrë, gara bëhet më e bukur. Mundësia për të gjykuar për kandidatët është më realiste dhe kjo do të na bëjë të mundur që ne të shkojmë në zgjedhje me tjetër autoritet dhe me të tjera kredenciale përballë qytetarëve. Unë gjykoj që duke menduar dhe punuar me këtë angazhim dhe me këtë përgjegjshmëri, ne do ta bëjmë LSI-në shumë më me peshë politike dhe elektorale në vend. Do ta bëjmë LSI-në që të jetë faktori përcaktues jo vetëm i pushtetit, por i tërë qeverisjes së vendit”, tha ndër të tjera nga Pogradeci, dandidati për kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama. Zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, do zhvillohen më 20 tetor, duke aplikuar parimin “një anëtar, një votë”.