Vdes një serb nga Gorozhdeci, lëndohen dy tjerë

Në orët e mesnatës si pasojë e një aksidenti më veturë ka vdekur, Marko Millutin Portiq nga Goroci i Pejës.
Ne ketë aksident, sipas Policisë ishte përfshira automjeti Fiat Punto me targa vendore të cilin e drejtonte ngasesi i dyshuar shtetasi serb i Kosovës Dushan Qedomir Koriqanin (1988) nga Gorozhdeci, kurse Portiq ishte pasagjer.
“Sipas hetimeve në vendngjarje, mësohet se deri te aksidenti kishte ardhur për deri sa i dyshuari me automjetin e tij ishte duke qarkulluar në aksin rrugor nga drejtimi i terminalit doganor Pejë në drejtim të Deçanit dhe me te arritur te lokali “Mimoza Exim” Pejë, nuk ju ka përshtatur kushteve të rrugës – shpejtësisë ,dhe për një moment humb kontrollin ndaj automjetit e me krahun e djathët te automjetit e godet shtyllen e betonit të tensionit lartë elektrik”, ka bërë të ditur, Zyra për informim e Drejtorisë së Policisë Rajonale të Pejës.
Si pasojë e goditjes pësojnë lëndime vetë ngasësi(idyshuari) dhe pasagjerët në ketë automjet, shtetasi serb/kosovar, Marko Millutin Portiq (1990) dhe shtetasja serbe Kosovare, Milena Millosav Zdravkoviq (1993) nga fshati Gorazhdec komuna Pejë.
“Te gjithë te lënduarit janë dërguar nga qytetarët dhe me një mjet autoambulancë ne Emergjencen e Spitalit Rajonal në Peje për tu afruar ndihmën mjekësore. Për kundër përpjekjeve të personelit mjekësor për t’i afruar ndihmën adekuate , i lënduari Portiq ka ndërruar jetë – vdekur, ndërsa e lënduara Zdravkoviq gjindet nën përkujdesje mjekësore në spitalin Rajonal Pejë”.
Vozitësi i dyshuar ka pranuar tretman mjekësor në ketë spital dhe është liruar në shtepi me vendim të Prokurorit shtetit, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të Prokuroit ju ka liruar familjarëve për varrim. /Indeksonline/