E Hënë, 2 Nëntor 2026

MOSKË – Putin nderon pianistin gjerman Justus Frantz me “Urdhrin e Miqësisë”

MOSKË, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Pianisti dhe dirigjenti gjerman Justus Frantz është nderuar me “Urdhrin e Miqësisë” nga presidenti rus Vladimir Putin, në një ceremoni të mbajtur në Kremlin.

“Justus Frantz është angazhuar në përpjekje frytdhënëse për të afruar kulturat e Rusisë dhe Gjermanisë në dobi të pasurimit të ndërsjellë”, tha Putin gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e cila u zhvillua me rastin e Ditës së Unitetit Kombëtar të Rusisë.

Frantz udhëtoi drejt Moskës për të marrë personalisht mimin, pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe vështirësive të udhëtimit.

“Është një nder i madh për mua të jem këtu sot dhe të marr një çmim kaq të rëndësishëm”, i tha Frantz Putinit në rusisht. “Gjatë gjithë jetës sime kam dashur të interpretoj muzikë ruse dhe të punoj për kulturën tuaj”.

Ai veçoi simfonitë e Pyotr Tchaikovsky dhe Sergei Rachmaninoff si veçanërisht të rëndësishme për të.

Frantz, 81-vjeç, konsiderohet një nga figurat më me ndikim në skenën e muzikës klasike gjermane. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›