E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

MOSKË – Rusia: I takon ekipit të Trump të bëjë hapin e parë për të përmirësuar lidhjet

MOSKË, 26 dhjetor /ATSH/- Rusia është e gatshme të punojë me administratën e ardhshme të Donald Trump për të përmirësuar marrëdhëniet – nëse SHBA-ja ka synime serioze për ta bërë këtë, por i takon Uashingtonit të bëjë hapin e parë, tha sot ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sipas Reuters.

Trump, i cili do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë si presidenti i SHBA-së më 20 janar, e cilëson veten si një mjeshtër i marrëveshjeve dhe është zotuar se do t’i japë fund me shpejtësi luftës në Ukrainë.

Presidenti i sapozgjedhur Trump, nuk ka përcaktuar se si mund ta arrijë këtë – përtej marrëveshjes së presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftimeve.

I dërguari special për konfliktin Rusi-Ukrainë – i caktuar nga Trump – gjeneral-lejtnant në pension Keith Kellogg, tha për “Fox News” më 18 dhjetor – se të dyja palët ishin gati për bisedimet e paqes – dhe se Trump ishte në një pozicion të përkryer për të ekzekutuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

“Nëse sinjalet që vijnë nga ekipi i ri në Uashington për të rivendosur dialogun që SHBA-ja e ndërpreu pas fillimit të operacionit special ushtarak rus në Ukrainë, janë serioze, sigurisht, ne do t’u përgjigjemi atyre”, u tha Lavrov gazetarëve në Moskë.

“Por, amerikanët e ndërprenë dialogun, kështu që ata duhet të bëjnë hapin e parë”, tha Lavrov, ministri i Jashtëm i Putinit për mbi 20 vjet.

Pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 ka shkaktuar dhjetëra-mijëra të vdekur, zhvendosur miliona njerëz dhe çuar në prishjen marrëdhënieve midis Moskës dhe Perëndimit që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›