E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

MOSKË – Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e 503 ushtarëve të vrarë

MOSKË, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Rusia i ka dorëzuar Ukrainës trupat e 503 ushtarëve të vrarë, deklaroi Shtabi Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës.

”Shumica e ushtarëve u vranë në betejë në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk”, theksoi shtabi.

Mjekët duhet të konfirmojnë identitetin e të vdekurve para se t’u dorëzohen të afërmve të tyre.

Nuk dihet nëse ndonjë ushtar rusë i vdekur është riatdhesuar në këmbim.

Forcat e armatosura ukrainase janë aktualisht në tërheqje në rajonin e Donetsk, që do të thotë se ata shpesh nuk janë në gjendje të marrin trupat e të rënëve të tyre./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›