E Enjte, 5 Nëntor 2026

MOSKË – Rusia merr nën kontroll një fshat tjetër në Donetsk – sulme me dronë

MOSKË, 7 korrik /ATSH-DPA/- Forcat ruse kanë kapur një fshat tjetër në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore, tha dje në mbrëmje Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

“Qendra e Grupit të Ushtrisë Ruse kishte marrë nën kontroll Sokil, një fshat që shtrihet rreth 30 kilometra në veriperëndim të qytetit Donetsk, duke përmirësuar pozicionin e tij taktik”, thuhet në raport.

Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga pala ukrainase.

Fshati shtrihet në lindje të Pokrovskit, i cili shihet si një objektiv i mundshëm i avancimit rus.

Forcat ruse kanë avancuar përgjatë frontit që nga rënia e Avdiivka në periferi të qytetit Donetsk në shkurt.

Në sulmet me dron gjatë natës, Rusia ndërpreu furnizimin me energji elektrike dhe ujë në rajonin verilindor Sumy, në Ukrainë. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia kishte sulmuar 12 rajone të Ukrainës, me 32 drone – 24 nga të cilat i kishin rrëzuar.

Forcat ukrainase sulmuan me dronë rajonin jugor rus të Krasnodarit, i cili është kthyer në një objektiv të shpeshtë për Ukrainën.

Gjatë muajve të fundit, Kievi ka goditur jo vetëm objektivat ushtarake, por edhe objektet e magazinimit të karburantit dhe qendrat e transportit për të rritur sfidat logjistike të Rusisë në kryerjen e pushtimit të saj.

Forcat ruse kohët e fundit raportuan se kishin marrë një pjesë të Chasiv Yar në veri të qytetit Donetsk. Blogerët e pavarur kanë konfirmuar raportet, ndërsa këmbëngulin se qyteti në tërësi nuk është nën kërcënim. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›