E Hënë, 2 Nëntor 2026

MOSKË – Rusia raporton shpërthime pas sulmeve ukrainase me dronë

MOSKË, 4 nëntor /ATSH-DPA/- Një sulm me dron ukrainas në një fabrikë petrokimike në qytetin rus, Sterlitamak çoi në një shpërthim dhe tre zjarre, tha sot guvernatori, Radi Khabirov në Telegram.

Khabirov raportoi dy sulme me dron në një kompleks industrial në qytet, në republikën e Bashkortostanit në Uralin jugor, i cili është më shumë se 1,500 kilometra në vijë të drejtë nga kufiri ukrainas.

“Nuk janë raportuar të vdekur apo të plagosur”, tha Khabirov.

“Një impiant për trajtimin e ujit në objekt u shkatërrua pjesërisht”, sipas administratës së qytetit, Sterlitamak.

Në qytetin e Kstovos në rajonin Nizhny Novgorod në Vollgë, një zjarr shpërtheu në një strukturë industriale në zonën e një rafinerie nafte – që i përket kompanisë së naftës “Lukoil” dhe në një fabrikë petrokimike.

Fabrika “Lukoil” është një nga vendet më të rëndësishme të prodhimit të naftës në Rusi. Dëshmitarët okularë raportuan shpërthime në rrjetet sociale.

Në kuadër të sulmeve në rritje me dronë, udhëheqja ruse njoftoi së fundmi se do të forcojë ndjeshëm mbrojtjen e rafinerive të naftës dhe objekteve të tjera të industrisë energjetike.

Ministria Ruse e Mbrojtjes raportoi rrëzimin e 85 dronëve ukrainas gjatë natës.

Në luftën e saj mbrojtëse kundër pushtimit në shkallë të plotë rus – që ka zgjatur më shumë se tre vjet e gjysmë – Ukraina sulmon vazhdimisht objektiva në vendin fqinj. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›